Liverpooli ka marrë fitore me rezultat 1:2 në kuadër të xhiros së 37-të kundër Southamptonit.
Liverpoolit iu vështirësuan punët në minutën e 13-të kur Redmond realizoi supergol për t’ia dhënë avantazhin vendasve.
Baraspesha u rikthye në minutën e 27-të kur Minamino me goditje të fuqishme nga afërsia barazoi rezultatin.
Po rrjedhte minuta e 67-të e takimit kur mbrojtësi, Joel Matip shënoi gol të bukur me kokë për t’ia siguruar Liverpoolit tre pikëshin dhe të njëjtën kohë për t’ia shtyrë festën e titullit rivalëve të Manchester Cityt.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja u paraqit nga minuta e parë deri në të 83-tën për nikoqirët dhe nga Sofa Score u vlerësua me notën 6.6
Liverpooli me këtë fitore ka 89 pikë në pozitën e dytë, një më pak se City kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të edicionit.
Southamptoni ka 40 pikë dhe pozicionohet në vendin e 15-të