Insajderi
Insporti

Liverpooli triumfon bindshëm ndaj Chelseat

Insajderi
31 January 2024 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Liverpooli triumfon bindshëm ndaj Chelseat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Liverpooli ka shënuar fitore me rezualtat 4:1 kundër Chelseat.

Diogo Jota shënoi për epërsinë fillestare në minutën e 23-të, pas asistit nga Bradley.

E pikërisht ky i fundit ishte autor i golit të dytë të vendasve në minutën e 39-të, asistuar nga Luis Diaz.

Darëin Nunez pati mundësinë të shënonte për 3:0, por dështoi të realizonte nga penalltia.

Szoboszlai realizoi për 3:0 në minutën e 65-të, kurse asistues ishte sërish Conor Bradley që pati një ndeshje spektakolare.

Chelsea arriti të ngushtonte epërsinë në 3:1 në minutën e 71-të nëpërmjet Nkunkut.

Megjithatë, tetë minuta më vonë, Luis Diaz shënoi për 4:1 dhe epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë, ndërkaq, Chelsea mbetet i 10-ti me 31 pikë gjithsej.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark