Është pak i njohur fakti se Charles Lutwidge Dodgson, po ashtu i njohur edhe si Lewis Carrol, shkrimtari i njohur i cili krijoi një nga ngjarjet më të këndshme për fëmijët “Liza në Botën e Çudirave” ishte edhe një njëri i pasionuar pas fotografisë.
Ky pasion i tij, i dha atij mundësinë që të njihte vajzën që e inspiroi atë të realizonte historinë e Lizës në botën e çudirave.
Emri i vajzës ishte Alice Liddell. Ajo ishte e lindur në vitin 1852 dhe ishte e bija e priftit të Henry Liddell, i cili ishte prift në Oxfrod.
Duke qenë se Lewis Carrol shkonte shpesh tek Henry Liddell, ai u bë mikë me të e më pas edhe mik i familjes së tij.
Aty e njohu njërën prej katër vajzave të Henry-t, Alicen. Carrol kishte dëshirë t’i bënte fotografi portrete vajzave të vogla dhe kështu ai u inspirua për të shkruar novelën e “Lizës në Botën e Çudirave” . /Insajderi.com