×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci “kërkon llogari” nga Selimi për vrasjen e Zahir Pajazitit

    Insajderi
    04 March 2016 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të disatën ditë me radhë, edhe sot ka vazhduar përplasja në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci.

    Duke marrë shkas një intervistë dhënë gazetës Zëri, ku Rexhep Selimi e quan Lladrovcin si “kartë” të Hashim Thacit, ka reagur Lladrovci i cili përsëri ka akuzuar Rexhepin se nuk e ka dashur brenda UCK-së Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin.

    “Ti ke harruar se edhe më vonë, pas luftës, që vetë më ke thënë, ke pranuar shkuarjen tënde tek Adem jashari dhe që i ke thanë mos me pranue Fehmi Lladrovcin. E ke pranue se kur Ademi të ka thënë se “veç vdekja më mund të me ndaj prej Fehmi Lladrovcit”, ke thënë se qysh tash është edhe miku dhe shoku im”, ka thënë Lladrovci.

    “Në intervistë ke thënë se në marsin e vitit 1998 ke dalë dhe e ke pritë Fehmi Lladrovcin dhe e ke përcjellë deri në Drenicë. Në këtë kohë Fehmiu dhe Xheva kanë ardhë me 40 luftëtarë dhe ti e dije porosinë e Adem Jasharit e të tjerëve për të.  Edhe me pas dashtë, nuk kishe mundë me ia heq as qimen e flokut. Unë u jam tërë jetën mirënjohës shokëve që i qëndruan pranë Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci,” ka thënë Lladrovci në një deklaratë të gjatë.

    Sipas tij, Selimi ka qenë kundër emërimit të Fehmi Lladrovcit si komandant me arsyetimin se ai ka ardhur nga jashtë, por sic thotë ai, Selimi nuk kishte vepruar njejtë edhe për komandantë të tjerë të cilin kishin ardhur nga jashtë për t’iu bashkuar UCK-së.

    Në fund të letrës, Lladrovci shkruan se megjithë meritat që i takojnë Selimit si pjesë e UCK-së, ai duhet të pranojë edhe gabimet dhe fajet.

    “Per shembull, dikush duhet te analizoje shkaqet pse ndodhen arrestime e medhaja te janarit 1997, si ra ne prite Zahiri Pajaziti e shoket, pse njerez të UDB-së u lidhen me disa dhe çfarë dami kanë bërë….,” ka shkruar ai./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark