×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lladrovci në Ditën e Veteranëve: Urim i veçantë shkon për ish krerët e UÇK-së që përballen me akuza të padrejta

    Insajderi
    30 December 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Ditën e Veteranit, duke përkujtuar si ditë që me shumë bashkëluftëtarë ishte krah komandantit legjendar Adem Jasharit.

    Është ditë për të shprehur nderimin tonë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si vlerë e shtetit dhe kombit që nuk njohin disfata, ka deklaruar ai.

    Dita e veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

    Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark