×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lladrovci: PDK-ja nuk guxon të ndalet, sepse ndalet Kosova

    Insajderi
    10 October 2023 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar mbështetësit e PDK-së për 24-vjetorin e themelimit të kësaj partia.

    Ai ka përmendur kontributin e madh të kësaj partie në proceset e shtetetndertimit.

    Në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka shkruar se nëse ndalet kjo parti, ndalet Kosova.

    “Partia Demokratike e Kosovës nuk guxon të ndalet, sepse, ndalet Kosova! Këto fjalë sa të vërteta, aq përmbajtjesore, dëshmojnë më së miri energjinë e jashtazakonshme të një partie të themeluar pas mbarimit të luftës tonë çlirimtare, nga drejtuesit dhe anëtarët e Drejtorisë politike të UÇK-së, ish drejtues e ushtarë të UÇK-së, atdhetarë e kontribues për liri, qytetarë nga të gjitha shtresat dhe anët e Kosovës. Kisha fatin, të jem në Këshillin nismëtar dhe Kryesinë e Këshillit nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike të Kosovës, për të vijuar me organizim politik amanetin e gjeneratave, më të dashurve tanë, të prijësve tanë, të idealeve më sublime, për formimin dhe fuqizimin e shtetit tonë”, ka shkruar Lladrvoci.

    Ai ka vlerësuar se PDK-ja është themeluar kur më së shumti i duhej Kosovës, demokracisë dhe pluralizmit në vend.

    Ecja ballhapur e PDK-së, është ecje e historisë tonë të re, duke i kontribuar shtetformimit e shtetndërtimit si asnjë parti tjetër, duke lëvizur përpara procese, aleanca dhe vendime të rëndësishme për historinë tonë të re, për Republikën e Kosovës. Në këtë shënim të përvjetorit, me neve fizikisht nuk janë heronjtë e luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha, Hysniu, Nasimi, Salihu, Pjetri, por, kontributi i tyre, për çlirimin e vendit, shtetformimin e shtetndërtimin, mbetet historik”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark