Lladrovci për letrën e Kurtit ku tha se s’do koalicion me PDK’në: Rrushi që nuk arrihet është i thartë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lladrovci për letrën e Kurtit ku tha se s’do koalicion me PDK’në: Rrushi që nuk arrihet është i thartë

    Insajderi
    05 May 2025 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramiz Lladrovci nga PDK’ja ka reaguar pas letrës së kryetarit të VV’së, Albin Kurtit, në drejtim të kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, ku i parashtron kërkesë për koalicion.

    Lladrovci është fokusuar tek pjesa ku Kurti e informon Abdixhikut se s’do koalicion me PDK’në, duke thënë se “PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë”, shkruan Insajderi.

    Letrën e Vv-së e shoh si rifillim i gërryerjes finale të elektoratit që nuk arriti ta marrë nga LDK në dy palë zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë, dihet, rrushi që nuk arrihet, është i thartë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Lladrovcit.

    Rrushi që nuk arrihet, është i thartë!

    As seanca e njëmbëdhjetë nuk doli të jetë e vërtetë. Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet e mbisundon germën e Kushtetutës dhe ato interpretohen sipas qejfit të palëve.

    Partia e parë me veprime është bërë lehtë e lexueshme. Një deputet, sikur nga thesi i babadimrit “dhuron” post në Kuvend, me shpresë se e bën qeverinë ku shporta e dhuratave për ata që “thyhen”, mund të jetë shumë më e pasur – me ministri, diplomaci, agjenci, kontrata njëburimore, etj”, përfundon  shkrimi i tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark