Gjilani është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës.
Gjilanasit fituan 1:0 skuadrën e Llapit, (3:1) në të dyja ndeshjet.
Golin e vetëm në takimin e dytë e ka shënuar Arbnor Ramadani në minutën e 35’ të ndeshjes.
Llapi tentuan në disa raste që të rrezikonin klubin e Gjilanit, por nuk ia arritën.
Me këtë fitore gjilanasit prenë biletën për finale të Kupës së Kosovës.
Aty do të takohen me Prishtinën, pasi kryeqytetasit triumfuan ndaj Vushtrrisë.