Gjilani dhe Llapi u përballën sot në kuadër të xhiros së tetë në Albi Superligë.
Në takimin e luajtur në fushën me bari sintetik në Gjilan, fitore shënuan mysafirët me rezultat minimal, 0;1.
Golin e vetëm e shënoi Kushtrim Shabani në minutën e 81′.
Kjo për Gjilanin ishte ndeshja e tretë radhazi pa fitore ndërsa për llapjanët fitorja e parë në gjashtë ndeshjet e fundit
Në xhiron e ardhshme ‘Skifterat’ janë mysafirë të Ballkanit ndërsa Llapi e pret Malishevën.