Skuadra e Llapit e ka konfirmuar miqësoren e radhës parasezonale.
Të drejtuarit e Tahir Batatinës si kundërshtar do ta kenë, Feronikelin e Drenasit që këtë vit garon në Ligën e Parë, shkruan FFK.
Ky duel do të zhvillohet të martën nga ora 18, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.