Llapi e ka nisur për mrekulli edicionin pranveror, pasi ka marrë fitore në udhëtim te Drenica 0-1.
Ndeshja u zhvilluar në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, ku llapjanët në pjesën e parë shënuan golin e fitores.
Ishte minuta e 12-të e ndeshjes kur mesfushori meksikan Francisco Rivera realizoi nga penalltia për 0-1.
Llapi pati raste të mira, por 45 minutat e para përfunduan me epërsinë e tyre minimale 0-1.
Edhe në pjesën e dytë dy ekipet krijuan disa raste të mira shënimi, por gola më nuk pati dhe Llapi mori tre pikët.
Pas kësaj fitore Llapi ngritët në vendin e pestë në tabelë me 23 pikë, derisa Drenica mbetet në pozitën e shtatë me 20 pikë.
Ndeshjen e radhës Llapi pret Trepçën ’89 derisa Drenica luan në udhëtim te Ballkani./Telegrafi/