Llapi ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore në fazën përgatitore që po e zhvillojnë në Antalya të Turqisë.
Llapjanët ka mposhtur skuadrën austriake FC Flyeralarm Admira me rezultat të pastër 3-0.
Ka qenë një fitore bindëse e llapjanëve të cilët dominuan nga fillimi deri në fund të ndeshjes.
Goli i parë erdhi nga Gerhard Progni në minutën e 23-të pas asistimit nga Kushtrim Shabani.
Për 2-0 u përkujdes Francisco Rivera 10 minuta më vonë kur u shërbye mirë nga Milic.
Ndërkohë për rezultatin përfundimtar realizoi Nderim Hasani në minutën e 87-të pas asistimit nga Arbër Bytyqi.