Llapi ka triumfuar 2-1 ndaj Trepçës ’89 në kuadër të javës së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë pati raste ideale shënimi, por dy skuadrat nuk arritën t’i konkretizonin ati.
Ishte minutan e 45+3 kur skuadra nga Mitrovica fitoi penallti, mirëpo portieri Ilir Avdyli e priti goditjen e Ardian Mujës.
Në pjesën e dytë, Llapi e nisi furishëm, pasi në minutën e 47-të, Bytyqi asistoi te Festim Alidema, që realizoi për 1-0.
Mirëpo, Trepça ’89 i barazoi shifrat nëpërmjet Mujës (59′), duke hapur sërish ndeshjen.
Llapi nuk u dorëzua me kaq dhe e riktheu epërsinë në minutën e 74-të, kur nga penalltia shënoi Alef Firmino për 2-1.
Pas javës së 20-të, Llapi gjendet në vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa Trepça ’89 është në të shtatin me 22 sosh.