Drita nisi më mirë takimin në Merdare duke krijuar disa gjysmë raste përmes Shillovës e Muratit, por shpejtë edhe skuadra e Llapit rrezikonte përmes krahut të djathtë ku me aktivi ishte Boshnjaku.
Ishte minuta e 34 e takimit kur mysafiret kaluan në epërsi përmes Almedin Muratit i cili mposhti portierin Ademi.
Llapi u kthye në lojë për të krijuar shumë raste, në pjesën e parë te Drita portieri 17 vjeçar Betim Halimi, pati paraqitje të shkëlqyer duke lënë të paprekur portën e tij.
Nga starti i pjesë së dytë u pa një ekip i Llapit krejt ndryshe, të cilët qysh ne start të fraksionit të dytë treguan dhëmbët duke barazuar përmes Hamdi Namanit, i cili la pa shpresë portierin Halimi.
Drita ishin të kënaqur edhe me një pikë në mendare pasi që janë duke luftuar për ikje nga vendet që qojnë në barazh, ndërsa Llapi mbetët në pozitën e tretë me 37 pike, katër më pak se liderët dhe një më shumë se Gjilani, por që kanë nga një lojë më pak për tu zhvilluar. /insajderi.com