Mbrojtësi i krahut të majtë, Arbër Bytyqi është përforcimi më i ri te skuadra e Llapit. Bytyqi është prezantuar të enjten te Llapi, ekip me të cilin ka firmosur kontratë trevjeçare. Bytyqi te Llapi është transferuar nga kampionia aktuale e Shqipërisë, Tirana.
Ai në Shqipëri ka luajtur edhe për Laçin, ndërsa këtë sezon me Tiranën ka regjistruar dy paraqitje.
Bytyqi është nga Prizreni dhe si lojtar është zhvilluar te Liria përpara se të transferohej në Shqipëri. Ai e ka përfaqësuar Shqipërinë me gjeneratat U16, U17 dhe U19.
Te Llapi e kanë vlerësuar Bytyqin si forcë shtesë për repartin e mbrojtjes.