Llapi e Dukagjini janë ndeshur sonte ndërmjet vete në një ndeshje testuese në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Ka qenë skuadar e Llapit që ka triumfuar me rezultat të thellë 4:1 në këtë sfidë që u dominua plotësisht nga djelmoshat e Tahir Batatinës.
Gjithsesi, ishte e qartë se Dukagjini do ta ketë të vështirë pasi kjo ishte ndeshja e parë kontrolluese, derisa Llapi ka qenë në formë shumë më të mirë pasi ka marrë pjesë edhe në garat ndërkombëtare dhe nuk ka pasur pothuaj fare pushim.
Ishte kjo miqësorja e parë e Llapit pas eliminimit që pati nga Liga e Konferencës një javë më parë.