×
  • Sport
  • Sport

    Llapi triumfon me rezultat të thellë në “Zahir Pajaziti” – Drenica drejt Ligës së Parë

    Insajderi
    09 April 2023 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Llapi ka triumfuar 4-0 ndaj Drenicës në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Pas vetëm gjashtë minutash lojë, skuadra nga Podujeva kaloi në epërsi me golin e Gerhard Prognit.

    Në minutën e 38-të, Festim Alidema lëshoi një rast ideal, duke humbur mundësinë për 2-0.

    Por, Alidema e përmirësoi gabimin e tij sadopak, kur asistoi te Firmino (44′) për 2-0.

    Pjesa e dytë ishte po aq e zjarrtë sa e para, gjersa vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë.

    Llapi nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe të tretin me anë të Festim Alidemës në minutën e 81-të.

    Katër minuta më vonë, për 4-0 u përkujdes Abion Kurtaj, për pambyllur ndeshjen me një paraqitje fantastike.

    Pas javës së 28-të, Llapi gjendet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Drenica në të fundit me 23 sosh. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark