Insajderi
Biznes

Llojet e aplikacioneve mobile që përdoruesit shpenzojnë më së shumti kohë

Insajderi
01 July 2019 - 16:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Facebook në fillim të këtij muaji tha se do të paguante njerëzit nëse e lejonin të mësojë se çfarë aplikacionesh përdorin dhe si i përdorin.

3/4 e përdoruesve të smartfonëve thonë se kohë më të madhe e kalojnë në shfletuesit e tyre duke vizuar uebsajte. Gjithashtu 7 në 10 përdorues e kalojnë kohën duke përdorur median sociale dhe aplikacionet e e-mail-it në smartfonët e tyre.

Ndërsa këto statistika janë interesante, ajo çfarë njerëzit thonë se bëjnë nga ajo çfarë me të vërtetë bëjnë janë të ndryshme.

Facebook në fillim të këtij muaji tha se do të paguante njerëzit nëse e lejonin të mësojë se çfarë aplikacionesh përdorin dhe si i përdorin. Pjesëmarrësit e këtij studimi duhet të shkarkojnë një aplikacion të quajtur Stud në mënyrë që Facebook të bëjë ekzaminimet e tij.

Onavo ishte një prej aplikacioneve të para të kompanisë që u përdor për të kuptuar më mirë se çfarë aplikacionesh ishin popullore tek përdoruesit.

Një rritur Amerikan shpenzonte mesatarisht tre orë në ditë në telefon. Se ku po e shpenzojnë përdoruesit këtë kohë, është ajo çfarë bizneseve u intereson në mënyrë që të kapin sa më shumë prej vëmendjes së tyre. /PCWorld Albanian


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark