Logopedi nga Gjilani që u arrestua nën dyshimet për abuzim me vajzën 3 vjeçare me autizëm në ordinancën e tij, do të duhej që sot të dilte para gjykatësit të procedurës paraprake. Por i njëjti siç merr vesh Insajderi për shkak te problemeve shëndetësore ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, ku edhe u vazhdua seanca dëgjimore. Skandali i abuzimit të 3 vjeçares nga logopedi Fazliu, u bë publik nga Gazeta Insajderi e cila publikoi audion në të cilën Fazliu, dëgjohet duke sharë e fyer rëndë atë me fjalët ”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”
Në Gjykatën Themelore të Gjilanit, mëngjesin e sotëm do të duhej të mbahej seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj logopedit që u arrestua nën dyshimet për abuzim me vajzën që është me autizëm të cilën familja e kishin dërguar në seancë tek ai.
Gazeta Insajderi, merr vesh se në seancë nuk është paraqitur Iliasa Fazliu pasi që nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Por sipas avokatit të dajës së vajzës 3 vjeçare, Arbër Spahiu gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur që seanca dëgjimore të mbahet në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, aty ku po trajtohet Fazliu, shkruan Insajderi.
Sipas Spahiut, vendimi për masën e sigurisë pritet të merret pasdite.
Përveç Fazliut, policia kishte arrestuar edhe babain dhe dajën e vajzës 3 vjeçare, pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht logopedin, kur kanë dëgjuar trajtimin e tmerrshëm që i ishte bërë asaj, gjatë seancës së pestë të trajtimit që po merrte ajo.
Tre të arrestuarit ishin ndaluar për 48 orë, ndërsa sot pritet të marret vendimi për masën e sigurisë ndaj tyre.
Avokati Spahiu ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit të klientit të tij që është edhe daja i vajzës 3 vjeçare.
Gazeta Insajderi, ka kontaktuar edhe me avokatin e logopedit Fazliu, Donat Huruglica.
Ai e ka konfirmuar se seanca është mbajtur në spital pasi që klienti i tij është duke u përballur me probleme shëndetësore.
“Është mbajt në spital në Gjilan, për shkak të gjendjes shëndetësore të Iliasa, pasi është diabetic me tension, ashtu e kanë paraparë edhe mjekët që nuk mundet me ndenjtë në seancë”, tha ai.
Më tej Huruglica tha se logopedi ndihet fajtor për veprimin që ka bërë ndaj vajzës 3 vjeçare.
“Ka shpreh keqardhje të thellë për shprehjet që i ka përdor. Ai e ka kuptu edhe ndjeshmërinë e prindërve dhe të gjitha”.
“Ka qenë e momentit, nuk ka dashtë me ndodh por ka qenë lëshim i tij”, tha më tej Huruglica.
Ky skandal është bërë publik nga Gazeta Insajderi, të dielën.
Ky skandal është bërë publik nga Gazeta Insajderi, të dielen. Gazeta ka siguruar video inqizimet ku i njëji dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij.
Nëna e vajzës që është me autizëm, e që po e dërgonte vajzën e saj 3 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + e kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës.
Në atë ordinancë, vajza e saj po ofendohej e shahej nga vetë doktori Iljasa Fazliu duke i shkaktuar edhe presion psiqik.
”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.
Në anën tjetër, Insajderi mëson se Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.
Fazliu u avancua në këtë pozitë pa qenë pa qenë anëtar i Shoqatës së Logopedëve.
Këtë e kanë konfirmuar për Insajderin nga Shoqata e Logopedëve.
“Iljasa Fazliu nuk ka qenë asnjëherë anëtarë i Shoqatës së Logopedëve pasi nuk është logoped me studime bazë“, tha Luljeta Kabashi nga Shoqata e Logopedëve për Insajderin.
Gjithçka rreth këtij skandali mund të lexoni: