×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Thellohet skandali: Iljasa Fazliu që abuzoi me 3 vjeçaren u avancua në QKUK pa qenë anëtar i Shoqatës së Logopedëve

    Insajderi
    27 November 2022 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancen e tij një fëmijë 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Pas raportimit të rastit nga familjarët, Fazliu u arrestua mbrëmë pas mesnate. Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizimet ku i njëji dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij.

    “Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

    Siç ka mësuar Insajderi, Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.

    Fazliu u avancua në këtë pozitë pa qenë pa qenë anëtar i Shoqatës së Logopedëve.

    Këtë e kanë konfirmuar për Insajderin nga Shoqata e Logopedëve.

    Iljasa Fazliu nuk ka qenë asnjëherë anëtarë i Shoqatës së Logopedëve pasi nuk është logoped me studime bazë“, tha Luljeta Kabashi nga Shoqata e Logopedëve për Insajderin.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark