×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Logos-A” boton veprën e Tahir Efendi Gjakovës

    Insajderi
    06 October 2023 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia e njohur botuese “Logos-A” e ka botuar veprën “Emni Vehbije” të Tahir Efendi Gjakovës, i njohur ndryshe edhe si Tahir Boshnjaku.

    Kjo vepër e shkruar në vitin 1835 me alfabet osman dhe e botuar në vitin 1907 në Sofje të Bullgarisë, vjen në një botim anastatik (të fjalëpërfjalshëm, ashtu sikurse është botuar për herë të parë), nën përkujdesjen dhe hulumtimin e Dr. Nuridin Ahmetit, historian dhe bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

    Në këtë vepër autori shkruan për mirësjelljen, obligimet e njerëzve ndaj njëri tjetrit, për vlerën e diturisë, ndihmën ndaj skamnorëve etj.

    Vepra iu shërben historianëve, teologëve dhe të gjithë ata që duan të njihen me shkrimet e mëhershme shqipe.

    Historiani Ahmeti, në njoftimin e tij, për botimin e këtij libri, tha se ishte një nderim mundësia që i ishte dhënë për të kontribuar në këtë botim të veprës së Tahir Efendi Gjakovës.

    Libri ka 192 faqe dhe është i botuar në formatin A5.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark