×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Loja” e Fondit për Efiçiencë të Energjisë me kosovarët

    Insajderi
    21 August 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende pa kaluar mirë as një e treta e kohës së paraparë dhe të shpallur publikisht për aplikimin për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, është bërë mbyllja, me pretekstin se paskan konkurruar tashmë 2 mijë e sa veta. Pse u cenua brutalisht e drejta e konkurrencës nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, duke privuar nga kjo e drejtë absolutisht shumë kosovarë.

    Dje është kumtuar dhe bërë publike njoftimi i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për mbylljen e aplikimit për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”. Praktikisht, mbyllja e këtij aplikimi, ose privimi i shumë kosovarëve (aplkimi është mbyllur në momentin kur kanë konkurruar 2 mijë veta, aq sa parashihej se do të ishin përfitues të kësaj pakoje të efiçiencës së energjisë elektrike) nga një e drejtë elementare (e drejtë për të konkurruar në një aplikim të ofruar zyrtarisht për të gjithë kosovarët dhe për t’iu nënshtruar garës së konkurrencës për masat që ka ofruar shteti për Efiçiencë të Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit) është në radhë të parë në kundërshtim me shpalljen publike të aplikimit për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, është antiligjore, antikushteturse gjithsesi.

    Sepse, siç ka njoftuar vet Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, “mbyllja e parakohshme ka ndodhur për shkak se janë pranuar mbi dy mijë aplikimeve “të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve, kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme, deri në 45% të shumës (5% bonus për shtëpitë që janë pronë e gruas ose bashkëpronësi e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro”.

    Është mbyllur, pra, aplikimi për thirrjen publike “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, ende pa u bërë java e shpalljes publike të këtsaj thirrjeje dhe për shkakun se qenkan “pranuar mbi dy mijë aplikimeve, të cilat përmbushin buxhetin e destinuar për subvencionim të masave, izolim të mureve, kulmit dhe ndërrim të dyerve e dritareve të jashtme”. Është bërë mbyllja e parakohshme (shumë e parakohshme) dhe njëkohësisht privimi për shumë kosovarë që të konkurrojnë për të gëzuar benefitet e sipërpërmendura, edhe pse me rastin e shpalljes publike është parashikuar dhe është thënë se afati për të konkurruar për këto masa (lexo mjete financiare, para) është fundi i shtatorit (25 shtator).

    Pra, ende pa kaluar mirë as një e treta e kohës së paraparë dhe të shpallur publikisht për këtë aplikim, është bërë mbyllja, me pretekstin se paskan konkurruar tashmë 2 mijë e sa veta. Por, misioni i shpalljeve (thirrjeve) publike (konkurseve, ankandeve etj) është në radhë të parë nënshtrim ndaj konkurrenës, e cila kësaj radhe u cenua brutalisht nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, duke privuar nga kjo e drejtë shumë kosovarë të tjerë.

    Kjo lojë e këtij Fondi, që gjithsesi, duhet të jetë nën “sqetullën ‘ e ndonjë institucioni më të lartë shtetëror, është bërë publike vetëm një ditë, ose të njëjtën ditë kur është lansuar thirrja publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar. Dhe, kur kryeministri Kurti kishte njoftuar edhe një herë se “një javë më parë është lansuar thirrja e dytë e Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë për subvencionimin e qytetarëve për investimin në efiçencë të energjisë, e që është ende e hapur dhe synon t’i mbështes rreth 2 mijë qytetarë”.

    Dhe, doli, saktësisht se thirrje e dytë e këtij Fondi, ose thirrja për subvencionimin e qytetarëve për investimin në efiçencë të energjisë, nuk ishte e hapur në ditën kur kryeministri tha se “është ende e hapur”. Ishte mbyllur, pra, dhe paratë e dedikuara për këtë thirrje, ka shumë gjasë të bëhen që tani, të diskutueshme, mu për shkakun e mbylljës të parakohëshme të këtij aplikimi. Sepse, me të drejtë do të pasojnë ankesat e shumta të shumë qytetarëve të zhgnjyer, të cilët që tani kanë nisur të shfaqin mosbesimin e tyre ndaj këtij vendimi të Fondit. Dhe, me të drejtë. Si është e mundur që paratë e dedikuara për këto masa, të përcaktohën nga Fondi për të shkuar në duartë e 2 mijë vetave, të treguar “të shpejtë, të shkathtë në mbushjën dhe sigurimin e dokumentacionit” Brenda më pak se një jave. Shtrohet edhe pyetja tjetër nga të dëshpruarit: “Mos u ndihmuan ata për të konkurruar shpejtë dhe brenda më pak se një jave nga “emisarë e sekserë” të ndryshëm të sugjeruar nga zyratrët e këtij Fondi.

    Në këtë mënyrë, me privimin e shumicës për të qenë të barabartë në konkurrencën për të fituar para për efiçencë në energji, dali vetëm fraza, fjalët e kryeministri Kurti, të deklaruara në ditën e thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar. “Fokusi ynë nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuese, ne paralelisht jemi duke bërë punë edhe në rritjen e efiçencës së energjisë. E kjo nuk është veç ulje e konsumit, efiçrenca e energjisë përveç që ndikon në uljen e kostos financiare për familjet dhe ekonominë tonë, ajo gjithashtu ndikon në reduktimit e emetimit të gazrave dhe uljen e importit të energjisë elektrike, pra mjedis më të shëndetshëm për të gjithë dhe kursim të buxhetit të shtetit që është i të gjithëve. Këtë qëllim e ndajmë me miqtë dhe partnerët tanë të cilët kanë ndarë 75 milionë euro për Republikën e Kosovës, në përballje me pasojat me pasojat e krizës energjetike evropiane. Kjo pako ka vlerën më të lartë për kokë banori në rajon”, tha Kurti me këtë rast. Por, në këtë mënyrë, me përzgjedhje kaq “ të hapur” të përfituesve vështirë se do ta ketë kjo pako vlerën më të lartë për kokë banori në rajon./Buletini Ekonomik

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark