×
  • Sport
  • Sport

    “Lojtar me potencial për të prekur nivelet më të larta të futbolit europian”/ Arshavin thurr elozhe për Mirlind Dakun

    Insajderi
    25 July 2023 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mirlind Daku realizoi një debutim ëndrrash në Rusi tek skuadra e Rubin Kazan, teksa që në ndeshjen e parë shënoi një gol dhe dha një asist ndaj Lokomotivës së Moskës. Performanca e 25-vjeçarit ka tërhequr dhe vëmendjen e ish-kapitenit të Rusisë dhe ish-futbollistit të Arsenalit, Andrey Arshavin.

    Në një intervistë të dhënë së fundmi një herë fituesi i Europa League beson se Daku në merkaton e dimrit ose verën e ardhshme mund të transferohet në një nga pesë ligat kryesore, duke e cilësuar si një lojtar me potencial për të prekur nivelet më të larta të futbolit europian.

    Arshavin është mahnitur nga debutimi i Dakut, i cili ka luajtur vetëm 75 minuta në kampionatin rus, megjiithatë që në përballjen e parë u shpall njeriu i ndeshjes. Rubin Kazan shpenzoi 1.5 mln euro për të transferuar Dakun nga Osijek që kishte kartonin e sulmuesit.

    Daku u pajis dhe me pasaportë shipqtare pak ditë më parë, ndërkohë që fakti që ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, mund të jetë një opsion për kombëtaren e Shqipërisë./ h.ll/abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark