Ndarja e parakohshme nga jeta e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena ka shokuar opinionin futbollistik dhe jo vetëm, sidomos ata futbollistë të cilët e kanë njohur nga afër ganezit.
Dy futbollistë të Kombëtares Shqiptare, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli, si dhe mesfushori i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, kanë reaguar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale për humbjen e futbollistit me të cilin kanë ndarë dhomat e zhveshjes.
Ramadani dhe Muçolli e kanë pasur shok skuadre te Velje, në Danimarkë, ndërsa Enis Bardhi tek Real Zaragoza në Spanjë.
“Nuk mund ta besoj, u prehsh në paqe djalë i mirë”, shkruan Ramadani. Ndërsa Muçolli ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me Dwamenan.
“U prehsh në paqe Rafa, gjithmonë do të të kujtoj,” shkruan Enis Bardhi.