Kalimi i Ter Stegen në klubin spanjoll Girona është vetëm çështje kohe.
Përveçqë u bë e ditur nga mediat spanjolle, kalimi i gardianit gjerman tek klubi i Gironas u bë “pahiri” zyrtar nga Alejandro Balde.
Për këtë, e kanë pyetur gazetarët teknikun blaugranas, Hansi Flick, në një konferencë para ndeshjes së Barçës me Slavia Pragën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Përgjigja e Flick ka qenë epike:
“Këta gazetarë po pyesin për Ter Stegen – a e kemi konfirmuar këtë?”
Gazetarët: “Jo, por Balde e ka bërë tashmë.”
“Balde, Balde…”, ka thënë Flick i buzëqeshur.
Portieri gjerman pritet të qëndrojë për gjashtë muaj në formë huazimi tek Girona. Barcelona i ka vendosur klauzolën që ia pamundëson të luajë kundër klubit në ndeshjen që pritet të përballen në kuadër të La Ligës. /Insajderi.org/