×
  • Lajme
  • Lajme

    Lokacionet e objekteve të lidhura me Radoiçiqin

    Insajderi
    29 September 2023 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bastisur disa objekte që besohet se janë në pronësi të politikanit dhe biznesmenit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq.

    Ai është i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Policia bastisi një shtëpi pranë liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut, një restorant në Mitrovicë të Veriut, një shtëpi në Zveçan, si dhe disa objekte në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

    Të gjitha këto bastisje lidhen me hetimet mbi sulmin e armatosur që ndodhi më 24 shtator./REL

    LINKU

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark