×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Lokali ‘Panda’ në Pejë pjesë e listës së trashëgimisë kulturore

    Insajderi
    09 October 2023 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lokali “Panda” është shtuar në listën e trashëgimisë kulturore, të publikuar së fundmi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    Më 14 dhjetor 1998 në lokalin “Panda” në Pejë, shërbimet serbe ekzekutuan gjashtë të rinj serbë për të akuzuar rrejshëm UÇK-në si fajtore, në përpjekjen e regjimit të Millosheviqit për të justifikuar gjenocidin që po ngjante në Kosovë.

    Përveç si kujtesë historike, mbrojtja me ligj të shtetit e këtij lokali vjen edhe si alarm dhe thirrje për vigjilencë karshi mendësisë së pandryshuar politike të Serbisë në raport me shqiptarët dhe Kosovën.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se përveç Lokalit ‘Panda’ në Pejë dhe ‘Gurit të Nënës Pashkë’ në listën e trashëgimisë kulturore janë vënë  edhe këto asete:  Spitali ushtarak i Gradicës, Përmendorja e Minatorëve, Xhamia e Sfircës, Varri i Don Mikel Tarabulluzit dhe afreskat romake të Dresnikut. /Kultplus/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    29 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark