Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, është ndër më komentuarat viteve të fundit në estradën shqiptare.
Përkundër aludimeve për jetën personale, nuk e ka ndaluar atë që të punojë edhe më shumë në karrierë.
Sidoqoftë kësaj, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë disa imazhe mjaft atraktive.
Pasi që u bë brune, kësaj radhe Lori zgjodhi të bëhet kaçurrele, duke i shtuar dukjes edhe makijazh profesional.
Për veshje ajo vendosi një bluzë të bardhë, ndërsa mbi të një kroset të zi, që i shkonin tejet shumë me njëra tjetrën.
Në lokacionin e postimit, bukuroshja ka bërë të ditur se tashmë gjendet në Berlin të Gjermanisë.
Ndërkohë, “Hein Hunger” mbetet hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me UFO 361.