Insajderi
Show

Loredana dhe Karim Adeyemi në pritje të një fëmije? Detajet që nxitën spekulime për një shtatzëni të mundshme

Insajderi
24 June 2025 - 20:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Loredana dhe Karim Adeyemi në pritje të një fëmije? Detajet që nxitën spekulime për një shtatzëni të mundshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur Loredana Zefi ka ndezur së fundmi spekulimet për një shtatzëni të mundshme me partnerin e saj, futbollistin gjerman Karim Adeyemi.

Në klipin e saj më të fundit, ku shihet përkrah Karim-it, fansat kanë vënë re një bark të dukshëm të rrumbullakosur, që ka mjaftuar për të shpërthyer thashethemet.

Në rrjete sociale, ndjekësit janë të bindur se këngëtarja po përdor një mënyrë interesante për të njoftuar lajmin e ëmbël.

Dyshimet u shtuan më tej kur Loredana publikoi një Instastory me një palë atlete të bardha për fëmijë, një detaj që shumë e kanë interpretuar si një shenjë e qartë se ajo po pret një djalë.

Megjithëse fansat janë të emocionuar dhe po presin me padurim një konfirmim, çifti nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare lidhur me lajmin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark