Insajderi
Showbiz

Loredana flet pas daljes, tregon se a ka komunikuar me Jozin

Insajderi
16 April 2025 - 09:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Loredana flet pas daljes, tregon se a ka komunikuar me Jozin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ftuar në “Big Brother Fun Club”, Loredana Brati komentoi për herë të parë daljen e saj nga shtëpia e ‘BBVA’, duke ndarë ndjesitë e saj për situatat e fundit.

“Do të kisha pritur të shikoja klipin, të kaloja pak kohë me Jozin pas daljes nga BBVA, të kishim një moment për të diskutuar çfarë ndodhi… por nuk ndodhi,” u shpreh ajo duke treguar se ende nuk e ka përpunuar plotësisht situaten.

Loredana reagoi edhe ndaj veprimit të Jozit ndaj Gjestit, duke u distancuar:

“Ishte një pamje shumë e fortë, jo e mirë për t’u parë. Distancohem komplet nga gjesti i Jozit ndaj Gjestit, nuk ishte i pranueshëm. Më vjen keq që ai arriti ta bënte atë gjw.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk pendohet për rrugëtimin e saj: “Nuk pendohem, do ta bëja sërish të njëjtën rrugë. Kam mësuar shumë.”

Në fund, Loredana shtoi se ka marrë një vendim në lidhje me Jozin, por nuk preferoi ta zbulojë publikisht: “Nuk dua ta agravoj situatën.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark