Loredana dhe Mozzik kanë publikuar albumin e shumëpritur “No Rich Parents”.
Albumi i cili mban gjithsesej 14 këngë është publikuar në të gjitha platformat.
Dyshja mbrëmë publikuan këngën e re “Immer wenn es regnet” që e shoqëruan me një videoklip ku u shfaqën së bashku.
Në një pjesë të këngës ata theksojnë se si do t’ia shpjegojnë të gjitha vajzës së tyre, Hanës.
Më tej, në një pjesë të kësaj kënge Mozzik thotë se ka ardhur koha që Hana të bëhet me një vëlla.
Ndërkohë në postimin e saj në Instagram, Loredana ka shkruar “Më fal”, duke e përcjellë me një emoji zemërthyer.