×
  • Showbiz
  • Show

    Loredana tregon për herë të parë se si u njoh me futbollistin Karim Adeyemi

    Insajderi
    11 October 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperja Loredana Zefi, ka treguar për herë të parë se si është njoftuar me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

    Ajo ka treguar se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim i kishte dërguar mesazhe në rrjete sociale.

    E njëjta theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur.

    Kjo bëri që t’i shkruante Adeyemit i cili në ato momente ndodhej në Dortmund.

    Të njëjtit lanë një takim dhe shkuan së bashku në një lokal për të blerë dynera.

    “Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, theksoi mes tjerash Loredana.

    Romanca e re e Lorit vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka një vajzë.

    Foto: Screenshot/TikTok

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark