Loredana Zefi, ditët e fundit ka qenë emër shumë i komentuar edhe në mediet e huaja.
Kjo për shkak të marrëveshjes së ka arritur me zviceranen Petra Z, e cila e ka akuzuar reperen që ia mori 700.000 franga.
Sipas medieve zvicerane, çështja e saj është mbyllur duke paguar Loredana shifrën prej 609 mijë frangash.
Reperja njihet për jetën luksoze që bën, udhëtimet, veshjet e brendeve më të shtrenjta e makinat që poseton.
Kur jemi tek makinat, Loredana ka publikuar disa fotografi në Instagram, përmes së cilave tregoi veturat luksoze që ka.Kujtojmë se “Checka” titullohet kënga e fundit nga Loredana Zefi, në bashkëpunim me Delaran.