×
Show

Loredana Zefi vazhdon t’i lëshoj ‘kunja’ Mozzikut – shikoni çka ka bërë tash

Insajderi
06 November 2019 - 11:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndarja e një prej çifteve më të famshme të showbizit shqiptar bëri bujë të madhe në mediat rozë dhe vazhdon të jetë akoma shumë e komentuar.

Fjala është për reperin e njohur ferizajas, Mozzik dhe tashmë ish-partneren e tij, Loredana Zefin, të cilët i dhanë fund romancës së tyre disavjeçare muaj më parë.

SHIKO > A do të garojë Robert Berisha për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

Ndonëse reperi shqiptar nuk është deklaruar ende rreth ndarjes, artistja Zefi siç shihet vazhdon me ‘thumba’ e postime të ndryshme ndaj ish-bashkëshortit.

https://www.facebook.com/emisioniReview/videos/1382752288568305/

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ku një postim i saj i publikuar në InstaStory mendohet t’i jetë drejtuar babait të vajzës së saj, Mozzik.

“Nëse nuk je i lumtur me jetën tënde tani, vetëm kujtoje që është dikush që e ka takuar ish-in tënd duke menduar se janë special”, është mbishkrimi që biondja ia ka vënë këtij postimi.

© Loredana Zefi [instagram]
Këtë javë, këngëtarja Zefi shkëlqeu në eventin e madh të ndarjes së çmimeve në Evropë, MTV EMA 2019, duke u shpërblyer me çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane”.

Pas marrjes së çmimit, 24-vjeçarja u deklarua se është shumë e lumtur që u shpall artistja më e mirë zvicerane, edhe pse zviceranët nuk e pëlqejnë aq shumë, për shkak të skandalit që pati muaj më parë me një çift zviceran, megjithëse sukseset e saj në karrierë nuk kanë të ndalur. /Telegrafi

https://www.facebook.com/emisioniReview/videos/576104899803528/

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark