Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka siguruar edhe fitoren e dytë në turneun e xhudos Grand Prix që po zhvillohet në Portugali.
Ajo ka mposhtur xhudisten ekuadoriane, Vanesa Chalan.
Në çerekfinale Loriana do të ndeshet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.
Kujtojmë që për Laura Fazliu dje përfundoi gara në Portugali, pasi u ndal në raundin e dytë.
Kurse garues të tjerë në xhudo janë Shpati Zekaj dhe Dardan Cena.