Sot, 14 vite më parë, Republika e Kosovës shpalli pavarësinë e saj.
Sot, më 17 shkurt, është ditë feste dhe urimet për shtetin e Kosovës po vijnë nga kudo.
Ish-kapiteni dhe legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ish-mbrojtësi shqiptar në këtë ditë të veçantë të shtetit të Kosovës ka shpërndarë betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Urimi i plotë i Lorik Canës (pa ndërhyrje):
“Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe BASHKIMIN E TYRE. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem.”
Gëzuar pavarsinë e Kosovës,
U bëfsh SHQIPNI”