×
  • Sport
  • Sport

    LRFGJ-ja thotë se Hoxha dhe Sylejmani janë delegatë legjitimë

    Insajderi
    25 January 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRFGJ) nëpërmjet një komunikate të lëshuar të mërkurën thotë se Malazog Hoxha dhe Mirsad Sylejmani janë delegat legjitim. Sipas njoftimit të LRFGJ-së, Hoxha dhe Sylejmani nuk kanë pranuar ftesa dhe materiale nga FFK-ja për Kuvendin e Jashtëzakonshëm, që mbahet të premten. “Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit (LRFGJ) me datë 18.01.2023 ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) se me datë 17.01.2023 dy delegatë nga LRFGJ nuk i kanë pranuar ftesat dhe materialet për kuvendin e datës 27.01.2023.

    Pas mbledhjes së bordit të LRFGJ-së, është kërkuar që të sillen materialet dhe ftesat për dy delegatët Malazog Hoxha dhe Mirsad Sylejmani të cilët edhe janë delegat legjitim”, shkruan në fillim të komunikatës. Sipas LRFj-së, Hoxha dhe Sylejmani do të jenë prezent të premten kur edhe do të mbahet Kuvendi i Jashtëzkonshëm i FFK-së.

    “Deri sot, as LRFGJ dhe as delegatët në fjalë, nuk kanë pranuar ndonje email nga FFK dhe nuk i janë sjell as ftesat dhe as materialet e kuvendit. LRFGJ përmes kësaj komunikate, njofton FFK-në dhe gjithë opinionin se delegatët z.Malazog Hoxha – Delegat dhe Kryetar i LRFGJ-së dhe Mirsad Sylejmani – Delegat i FC VITIA, si përfaqësues i vetëm nga liga e dytë, do të jenë prezent si delegat legjitim në kuvendin e thirrur nga FFK-ja”, shkruan në komunikatë që është e bashkangjitur edhe një letër drejtuar të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv (KE) dhe koordinatorit të lidhjeve rajonale, Ismajl Ajetit.

    Federatës së Futbollit të Kosovës i është kërkuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të bëjë ndryshime në statut, për të përmbushur një prej kritereve për t’u pajisur me licencë. Dhe për këtë arsye, është thirrur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës, që po kundërshtohet nga disa klube.

    Image

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark