×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    LS Traktor për 4 vite me radhë fitues i çmimit “Traktori më i mirë”

    Insajderi
    08 April 2019 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Shoqata e Tregtarve për Paisje” EDA me origjinë në Amerikën veriore, për çdo vit ndan çmimet për prodhuesit me cilësinë më të lartë të traktorëve dhe paisjeve. Viti 2018 ishte viti i katërt me radhë që LS Mtron është zgjedhur si “Fabrika e prodhimit të traktorët me cilësi më të lartë”.

    Çmimet e shoqatës EDA janë bazuar në përgjigjet e studimit lidhur me 11 kategori të ndryshme të biznesit që mbulojnë cilësinë e produktit, garancitë dhe mbështetjen e tregtarëve. Ndërsa LS Tractor vazhdon të rritet me shpejtësi në tregun e SHBA-së, ata kanë ruajtur dominimin e tyre të përgjithshëm të kategorisë duke ofruar vazhdimisht cilësinë, besueshmërinë dhe shërbimin e klasit botëror që tregtarët dhe konsumatorët kërkojnë.

    Këtë e bënë edhe më të besueshme vetë përdoruesit e traktorëve LS kur u pyeten se “A do të bleni përseri një LS Traktor?”

    Unë sapo i kam bërë 600 orë pune me modelin 3135 dhe e dua atë. Në një të ardhme kur do ta zgjeroj biznesin do të pajisem edhe me modele tjera për fermën që kam.

    Unë kam LS traktor XR3037HC dhe i kam bërë 2600 orë pune me të nuk kam pasur asnjëher ndonjë problem. Unë nuk jam tregëtar edhe pse ua propozoj shumë fermerve modelet e traktorve LS. tha Will Allen

    Jam James Xh. Carter nga Oklahoma dhe fermen e kam trashëgim nga familja ime, deri më tani kemi pasur traktor të ndryshëm të LS dhe jam ndarë i kënaqur me punën e tyre, janë kompakt dhe efiçient. Sigurisht që do shikoj modele të reja të LS për të ndërruar pajisjet që zotëroj.

    Nga ky vlerësim i shoqatës EDA, LS Mtron shënoi 6.15 pikë nga 7 të vlerësimit të përgjithshëm, shumë më tepër se mesatarja prej 5.55, më e lartë në krahasim me emrat e njohur duke përfshirë Kubota (5.78), John Deere (5.34), Agco (Massey Ferguson, Fendt, Valtra) (5.11) dhe Case IH (4.32).

    Mike Blount kryeshefi ekzekutiv i prodhimit të traktorve LS Mtron tha:

    “Për t’u njohur nga tregtarët tanë si më i miri në kategorinë tonë për të katërtën herë radhazi është me të vërtetë një testament për punën e vështirë të të gjithëve në fabrikën LS Tractor. Ne vazhdimisht përpiqemi të bëjmë përvojën LS superiore në çdo mënyrë dhe është e shkëlqyeshme të shohësh punën e madhe që paguhet për tregtarët tanë”

    LS Traktor, nëpërmjet rrjetit të tyre tregtar vazhdojnë të jenë një lider në shitjen e traktorëve bujqësor dhe traktorëve për shërbime komunale.

    Vlen të ceket se brendi LS Traktor është i krijuar nga kompania LG që njihet si gjigant i prodhimit të teknologjisë.

    Brendi LS Traktor krijuar nga LG, synon të bëhet lider botëror i traktorëve

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark