Insajderi
Lajme

“Lshone ujin amatera”- Mbetën gjithë ditën pa ujë, mitrovicasit shpërfaqin pakënaqësitë në komente tek njoftimi i KRU “Mitrovica”

Insajderi
06 January 2026 - 20:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Lshone ujin amatera”- Mbetën gjithë ditën pa ujë, mitrovicasit shpërfaqin pakënaqësitë në komente tek njoftimi i  KRU “Mitrovica”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka lënë pa ujë tërë ditën zonën e Mitrovicës, ku në arsyetimin e tyre thuhet se e turbullirave të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

“Ju njoftojmë se si pasojë e reshjeve të fundit dhe rritjes së prurjeve, është vërejtur nivel i lartë i turbulleshmërisë në burimin e ujit, gjë që ka pamundësuar përkohësisht trajtimin normal të ujit për pije”, u tha në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Në njoftimin e fundit të para shtatë orëve, thuhet se ekipet teknike po e monitorojnë situatën dhe se për çfarëdo përditësimi të radhës i njoftojnë qytetarët me kohë.

Megjithatë, mungesa e furnizimit me ujë përgjatë tërë së martës ka irrituar të prekurit nga kjo situatë.

“Lshone ujin amatera, krejt e dijm qe s’bon me u pi, veq te ju ndodhin kto sene”, thuhet në një koment.

“Qysh u ba ai kanal pa e pastru marre me ju ardh ne qfard gjendje u met ai kanal”, vijon një koment tjetër.

“More flliqnak e shtrejtut ujin, kunder nje shiu re vogël u dorëzut, jeni shumë ye dobët karshi nje shiu te vogël per tmerr jeni ncnc”. /Insajderi.org/

KOMENTET:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark