×
  • Showbiz
  • Show

    Luana e mrekullueshme me pozat me fustan të shkurtë, por spikat thënia që aludohet të jetë dedikim

    Insajderi
    14 November 2022 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke qenë ndër personazhet më të pëlqyera të ekranit, Luana Vjollca nuk heziton të vë në plan të parë dukjen e saj në postimet që i bën në rrjetet sociale.

    Moderatorja e bukur ndiqet nga më shumë se dy milionë fansa në Instagram, profilin e zgjedhur për imazhet që tregojnë hiret e saj.

    Ajo është rikthyer me emision të ri një tjetër televizion shqiptar dhe fansat e saj e kanë mirëpritur pas pauzës që kishte bërë.

    Në vazhdën e publikimeve në rrjetet sociale, gjatë të hënës, Luana i ka publikuar disa fotografi me veshjen nga emisioni, në të cilat shfaqet me fustan të zi të shkurtër që tregon figurën e admiruar trupore.

    Mirëpo vëmendje të madhe ka marrë thënia, të cilën bukuroshja e ka zgjedhur në përshkrimin e këtyre imazheve.

    “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, është thënia e zgjedhur për këto fotografi.

    Nuk dihet nëse është kjo një kundërpërgjigje virtuale ndaj ironizimit të aluduar të aktori dhe moderatori, Donald Veshaj.

    Më herët është spekuluar se komiku që u bë i popullarizuar për publikun e gjerë me pjesëmarrjen në ‘Big Brother VIP’ kishte ironizuar me Luanën përmes një postimi në InstaStory, ku citohej të ketë thënë: “Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, që aludohej të kishte të bënte me falënderimin që shprehu moderatorja ndaj publikut për mirëpritjen e emisionit.

    Ka pasur fansa që e kanë etiketuar Donaldin, derisa nuk ka munguar një koment i Beatrix Ramosajt: “Vajzë, tregoju si bëhet!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark