Luana Vjollca ka publikuar ditën e sotme këngën e re të cilën kishim kohë që e prisnim. “1 mijë vjet” mban titullin ky projekt që rikthen Luanën në muzikë pas thuajse një viti shkëputjeje. Në fakt, kënga u lançua dje në Spotify, e ditën e sotme në kanalin e YouTube të Luanës, ku mund ta dëgjoni të gjithë.
Sikundër ishte raportuar më herët nga mediat, për “1 mijë vjet” Luana ka bashkëpunuar me këngëtarin e njohur Yll Limani i cili ka shkruar tekstin dhe është kujdesur për vijën melodike. Sigurisht si çdo krijim i tij, edhe kjo këngë është një dedikim i ndjerë, këtë herë për të gjithë zemërthyerit. Mirëpo, për t’ju përshtatur edhe sezonit në të cilin ndodhemi, ata e kanë kombinuar mjaft bukur me muzikën ritmike, ideale për ditët e verës.
Kënga është vizualizuar edhe me një videoklip, i cili është realizuar në bregdetin shqiptar. Luana shfaqet e veshur me të bardha gjatë gjithë klipit dhe me flokë të shkurtër, herë biondë e herë të zinj. Teksa shoqërohet edhe nga dy balerina. Kjo është kënga e parë që Luana sjell pasi u bë pjesë e “Sony Music” (KLIKO) e sigurisht suksesi do jetë i padiskutueshëm.