Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka treguar gjithmonë dashurinë që ka për Kosovën.
Dhe kjo dashuri po pasqyrohet edhe me një investim të sajin në pasuri të paluajtshme në Kosovë.
Kjo pasi Luana ka bërë të ditur se së fundmi ka blerë një shtëpi në një lagje të re në ndërtim e sipër në Makresh të Epërm të qytezës së Artanës.
Lajmin e bëri të ditur vet ajo përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku iu shkruante fansave se personi i parë që do ta qëllonte se cilën nga vilat ajo kishte blerë, do të fitonte zbritje.
Me këtë blerje, Luana do të jetë fqinje e disa personazheve VIP.
Të tillë janë reperi Ledri Vula, moderatori Labinot Gashi, futbollisti Milot Rashica dhe humoristi i njohur Naser Rafuna.