×
Show / Fashion

Luani mbyt njeriun që e mbajti në oborrin e shtëpisë

Insajderi
05 March 2019 - 19:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një luan sulmoi dhe mbyti një burrë kur hyri në kafazin që ai ndërtoi për kafshë në oborrin e shtëpisë së tij, rreth 350 kilometra në juglindje të Pragës.

“Një 33-vjeçar vdiq pasi luani e sulmoi atë,” njoftoi zëdhënësja e policisë çeke, Lenka Javorkova.

Mihal Prashek ishte pronar i një luani mashkull nëntëvjeçar dhe një luaneshe që mbante në kafaze në oborrin e shtëpisë.

Javorkova shtoi se policia duhej të vriste të dyja kafshët në mënyrë që të arrinte deri te Prashek, raporton Reuters.

Prashek kishte marrë luanët në Sllovaki në vitin 2016, gjë e cila tërhoqi vëmendjen e madhe të mediave.

Ai kurrë nuk mori leje për të mbajtur kafshët në oborrin e tij.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark