×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Lufta” mes Efit dhe Deas, ja kë mbështet Kejvina

    Insajderi
    03 April 2023 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Efi u rikthye mbrëmjen e së shtunës në “Big Brother VIP” dhe duket se ka vendosur “të marrë hak” ndaj Deas.

    Kujtojmë se kjo e fundit u bë shkak që Efi të dilte pasi Dea e çoi në televotim me Kiarën dhe Luizin. Që mbrëmjen e djeshme ajo i është kundërvënë Deas duke e sulmuar e duke i thënë se do e nxjerrë jashtë. Madje, Efi i propozoi të hynë së bashku në tualet që të dalin në televotim por Dea refuzoi.

    Sakaq, Kejvina i ka dalë në krah Deas. Pa përmendur Efin, apo ndonjë banor tjetër, Kejvina shkruan se Dea meriton finalen, se është treguar qetësi. “Ke tre muaj aty brenda dhe e ke menaxhuar gjithçka shumë mirë me qetësinë tënde. Në fund të ditës në kuadër të lojës ke bërë gjithçka. Vazhdo kështu. O të njoh unë që kemi ndarë shtratin se sa cute dhe vajzë me botë je o s’të njeh kush!”– shkruan Kejvina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark