×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lufta në Ukrainë, ish-futbollisti i klubit të madh anglez futet në ushtri

    Insajderi
    08 March 2022 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oleg Luzhny, si shumë sportistë të tjerë, është regjistruar në ushtri dhe ka marrë armët për të mbrojtur Ukrainën e tij.

    Ish-kapiteni i kombëtares, fituesi i Premier League me fanellën e Arsenal, ka treguar se si ka ndryshuar jeta e tij në një intervistë për Mirror. “Si të gjithë ukrainasit, po mbroj Atdheun tonë – ishin fjalët e Luzhny .

    Situata është shumë e tensionuar, sirenat bien tre ose katër herë në ditë, madje edhe natën. Njerëzit duhet të vrapojnë furishëm nëpër strehime, madje edhe gratë me fëmijë të vegjël, të cilët nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh. Janë të tmerruar, qytete të tëra dhe fshatra të tëra bombardohen dhe shkatërrohen, njerëzve u mungon gazi, elektriciteti, uji dhe ushqimi”.

    53-vjeçari Luzhny, i cili pasi pushoi së luajturi (në 1989 madje luajti edhe ndeshje me fanellën e BRSS) u bë zëvendës trajner i Dynamo Kievit dhe më pas mori drejtimin teknik të Tavriya Simferopol, nënvizon se është “plotësisht dakord” me sanksionet e fundit të miratuara kundër sportistëve rusë.

    “Unë i mbështes të gjitha sanksionet – thotë ai -. Njerëzit që merren me sport janë pjesë e një kombi. E kur kombi zgjedh presidentin, ai gjithashtu mban përgjegjësi për veprimet e presidentit të zgjedhur. Nëse ata heshtin, kjo do të thotë se ata mbështesin atë që po ndodh: pushtimi i një vendi paqësor”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark