Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, duket se nuk është demoralizuar nga rënia e ‘Facebook’-ut.
Ai ka gjetur hapësirën për fushatë elektorale në ‘Twitter’, duke postuar një fotografi të tijën.
Ky llogaritet si postimi i tij i parë në këtë rrjet social që prej fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Haskuka synon ta sigurojë mandatin e dytë nga prizrenasit, duke kandiduar për kryetar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje.
— Mytaher Haskuka (@mhaskuka) October 4, 2021