×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lufta Rusi-Ukrainë, regjimi taliban në Afganistan: Konflikti të zgjidhet me dialog

    Insajderi
    27 February 2022 - 01:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëpërmjet ministrit të Jashtëm të Emiratit Islamik në Afganistan Abdul Kahar Balkhi, shteti afgan këmbëngul që konflikti mes palëve të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe rrugëve paqësore.

    KABUL – Regjimi taleban në Afganistan kërkon nga Rusia dhe Ukraina që të përmbahen dhe të mos përshkallëzojnë luftën në nivele më katastrofale. 

    Nëpërmjet ministrit të Jashtëm të Emiratit Islamik në Afganistan Abdul Kahar Balkhi, shteti afgan këmbëngul që konflikti mes palëve të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe rrugëve paqësore. 

    Në fund, regjimi taleban kërkon nga Ukraina që të sigurojë jetët e studentëve dhe emigrantëve afganë në këtë vend.

    DEKLARATA E EMIRATIT ISLAMIK NË AFGANISTAN:

    Emirati Islamik i Afganistanit po monitoron situatën në Ukrainë dhe shpreh shqetësim për mundësinë e rritjes së viktimave. Emirati Islamik u bën thirrje palëve që të përmbahen. Të gjitha palët duhet të largohen nga pozicionet që rrezikojnë intensifikimin e dhunës. Emirati Islamik i Afganistanit në përputhje me politikën e saj të jashtme të neutralitetit, u bën thirrje palëve që të zgjidhin konfliktin nëpërmjet dialogut dhe mjeteve paqësore. Emirati Islamik kërkon që të sigurohen jetët e studentëve dhe emigrantëve afganë në Ukrainë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark