Insajderi
Biznes

Lufta tregtare me Kinën dëmton bizneset amerikane

Insajderi
18 June 2019 - 10:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Duke filluar që këtë javë, Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë në SHBA do të zhvillojë seanca dëgjimore për shtatë ditë, në të cilat do të shqyrtohet shtimi me 25 për qind i tarifave ndaj pothuajse të gjitha importeve kineze që nuk janë prekur ende nga taksat.

Në një deklaratë për Zyrën e Përfaqësuesit të Tregtisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë tha se “ka alternativa më të mira për trajtimin e politikave dhe praktikave të Kinës, që nuk do të kishin të njëjtat ndikime negative mbi konsumatorët, bizneset dhe komunitetet lokale të Shteteve të Bashkuara. Tani është koha për t’u kthyer në diskutime serioze dypalëshe,” – thuhet në deklaratën e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Më shumë se 600 kompani dhe shoqata të tjera tregtare, në mesin e tyre kompanitë Walmart dhe Target, nënshkruan një letër, me nismën e një koalicioni biznesi, ku thuhet se tarifat e reja dëmtojnë ekonominë amerikane. Presidenti Trump tashmë ka vendosur tarifa prej 25 për qindësh ndaj mallrave kineze me vlerën e 250 miliardë dollarëve. Në letër i bëhet thirrje Shtëpisë së Bardhë që t’i heqë tarifat, duke thënë se ato do të kenë “një ndikim negativ afatgjatë tek bizneset amerikane, fermerët, familjet dhe ekonomia amerikane”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark