Insajderi
Biznes

Lufthansa mbyll linjat ajrore me kosto të ulët dhe thotë se aviacionit do t’i duhen vite për tu rikuperuar

Insajderi
08 April 2020 - 08:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lufthansa, një nga grupet më të mëdha ajrore të Evropës, është duke zvogëluar përgjithmonë madhësinë e flotës së saj dhe duke mbyllur një nga transportuesit e saj me kosto të ulët.

Kjo pasi që, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania paralajmëron se sektorit të aviacionit do t’i duhen vite për tu rikuperuar nga pasojat e pandemisë së coronavirus.

Grupi i linjave ajrore, i cili zotëron transportuesit kombëtar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Belgjikë, tha në një deklaratë të martën se do të tërheqë nga shërbimi përgjithmonë të paktën 43 aeroplanë, rreth 6% të flotës së saj.

Vlerësimi i Lufthansa (DLAKY) është se “do të duhen disa muaj deri sa të hiqen plotësisht kufizimet globale të udhëtimit dhe të kalojnë vite derisa kërkesa në të gjithë botën për udhëtime ajrore të kthehet në nivelet e para krizës”.

Bazuar në këtë, ajo ka vendosur për “masa të gjera për të zvogëluar kapacitetin e operacioneve të fluturimit dhe administrimit afatgjatë”.

Ndalimet e fluturimit dhe bllokimet në mbarë vendin po kërcënojnë falimentim për linjat ajrore në të gjithë botën.

Transportuesit kanë “lënë në pista” mijëra aeroplanë, duke pezulluar oraret e fluturimeve afatshkurtra dhe duke i vendosur punëtorët në pushim të papaguar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark