×
  • Showbiz
  • Show

    Luiz Ejlli brenda Big Brother VIP, produksioni “lejon” këngëtarin të thyejë rregullin

    Insajderi
    18 March 2024 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në Big Brother VIP 3 mbrëmjen e së shtunës si i ftuar special për të komentuar dinamikat dhe ngjarjet e fundit në këtë format, i cili ndryshe nga vjet nuk po ngjall aq interes dhe kuriozitet te shqiptarët.

    Pas fitores së tij sezonin e kaluar Luizi është kthyer në një nga figurat më të dashura për publikun dhe hyrja e tij brenda në shtëpi u prit me kuriozitet dhe emocione nga mijëra shqiptarë.

    Gjatë spektaklit të së shtunës, Luizi komentoi, ironizoi si dhe kritikoi banorët, duke mos kursyer askënd. Pasi i “kriposi” me kritika, fituesi i Big Brother Vip 2 u fut brenda në shtëpi për t’i “sheqerosur” me këngën e tij më të re “Kcen”.

    Por, ajo çfarë nuk u vu re nga publiku është se ai theu një nga rregullat më kryesorë të këtij programi, duke hyrë brenda më orë në dorë gjë e cila nuk lejohet.

    Kjo gjë mesa duket nuk është vënë re dhe nga produksioni i cili e lejoi këtë gjë./albeu.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark